Të flasësh për art sot, nuk është edhe aq e pamundur, përkundrazi. Është më shumë koha për ta gjetur veten pranë artit, pranë krijimtarisë. Nuk kanë qenë të paktë artistët që muzën e tyre e gjenin në periudha të tilla izolimi si jona në këtë moment. Fitoni sa më shumë nga kjo kohë dhe lereni të lirë artistin brenda vetes.

Nuk është vetëm çështje kulture. Ka të bëjë me mënyrën se si di të jetosh në kuptimin më praktik: të mësosh artin, jo për ta lënë mënjanë, por për ta përdorur çdo ditë. Këtë e thotë edhe një studim shkencor, një kërkim ndërkombëtar, që lidh shëndetin psikofizik me kulturën, me artin në veçanti. Për këtë çështje ka folur Harold J. Dupuy, një kërkues shkencor amerikan: “Ai/ajo që krijon një vepër arti lëshon dopaminë, një neurotransmetues që rregullon humorin. E ka konfirmuar edhe një kërkim shkencor italian, i drejtuar nga instituti klink “Humanitas” në Milano: “E bukura provokon emocione të afta që të reagojnë në mendje më shumë se ilaçet. Në jetën tonë, për të jetuar më mirë, kemi nevojë për më shumë art. Sepse, siç thoshte edhe Picassos, “arti nxjerr nga shpirti pluhurin e akumuluar të çdo dite”. Ose sepse siç mendonin Alain De Botton e Jhon Armstrong, “arti na lejon të zgjidhim problemet e jetës." Dhe rreth kësaj ideje kanë ndërtuar lëvizjen e tyre, shkolla e tyre ku arti mësohet për të ngritur raporte të kënaqshme, për të gjetur lumturinë dhe për të tejkaluar ankthin e frikërat të lidhura me vdekjen. Jo vetëm për të prodhuar të bukurën, por edhe për për të përmirësuar jetën tonë.

Për të paktën pesë motive është mirë të kërkoni dhe shkoni në muzeun më të afërt ose në galeri.

Për të evituar efektin e teknologjisë dhe për të zhvilluar sensin kritik

Studentët e mjekësisë në Harvard prej më shumë se dhjetë vjetësh stërvisin syrin klinik me anë të një kursi, “Training the eye”, në Artet e Bukura në Boston. Kjo, sepse kanë zbuluar që duke parë një pikturë, mjekët rrisin kapacitetin e tyre të të analizuarit dhe sensin e tyre kritik. Në një figurë: stërvisin syrin klinik për të identifikuar simptomat e pacientëve të tyre.

Sepse të përgatit për suksesin

Lisa Phillips në “The artistic edge” shpjegon se arti është thelbësor për të ndihmuar të rinjtë që të çlirojnë potencialet e tyre. Jo vetëm në shkollë, por edhe në shtëpi. Arti është një instrument jo vetëm për një kategori të caktuar, por për të gjithë me qëllim që të zhvillojnë kompetencat e tyre në termat e mendimit krijues, të besimit, të zgjidhjes së problemeve dhe kapacitetit për të ndërtuar marrëdhënie efikase.

Bën mirë për shëndetin

Të duash artin të bën mirë për shëndetin: kush do artin ka më shumë mundësi të marrë veten nga iktusi. Kush kultivon këtë pasion do të ketë një rekuperim më të shpejtë dhe cilësor. Këtë e konfirmon një kërkim shkencor i Universitetit Tor Vergata në Romë. Studiuesi Ercole Vellone ka ndjekur 192 pacientë që kishin pësuar iktus: ata që interesoheshin për artin kishin një përmirësim më të madh se pjesa tjetër e pacientëve. Në veçanti kishin më pak vështirësi në të ecur, kishin më pak ankth e një kujtesë më solide.

Arti na lejon të çlirojmë sensin krijues

Krijimi nuk ka moshë. E demonstron qyteti i Lisbonës me Lata 65, një organizatë jo fitimprurëse që promovon artin mes rradhëve të popullatës së vjetër. E nuk bëhet fjalë për të shkuar vetëm nëpër ekspozita, por bëhet fjalë për të bërë art në mënyrë aktive. Një shembull? Projekti që transformon moshën e tretë në artistë të rrugës. Qëllimi është të afrohen të moshuarit me të rinjtë në një hapësirë të përbashkët, përmes artit dhe krirjimit.

Sepse përmirëson humorin

Të shohësh një pikturë të bën mirë për humorin. Është rezultat i një studimi të Universitetit Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë i publikuar në revistën  e epidemiologjisë “Journal of Epidemiology and Community Health” “Revista e Epidemologjisë dhe Shëndeti i Përbashkët” që ka përfshirë mbi 50 mijë persona. Rezultati i studimit shpjegon që të vëzhgosh një vepër bën që të ulet në mënyrë drastike ankthi dhe depresioni dhe nga ana tjetër rritet ndjesia e kënaqësisë për jetën.