KUSH JAM UNË?

E vërteta jote zbulohet në momentin e nevojës. Këto janë kohë provash për njerëzimin dhe mënyra si veprojmë tani, si do e kapërcejmë do shënojë gjurmë në brezat që do vijnë.

Në ditët e karantinës, një gjë është e sigurt: ke kohë më shumë se kurrë. Ditën e djeshme, në miliona postime në Instagram duke hulumtuar, me përzjerjen e emocioneve ekstreme, në kërkim të shpresës dhe lajmeve nga kronika e zezë, më del përpara një fotografi: një skulpturë gjigante publike. Dymbëdhjetë duar që bashkohen, në dukje 25 metra të larta dhe, me sa kuptova, ndodhej në Itali. Me një efekt dramatik mbresëlënës, klikoj menjëherë emrin e autorit: Lorenzo Quinn, skulptor.

Artist italian i artit kontemporan, skulptor figurativ, dukshëm frymëzuar nga mjeshtrat e mëdhenj; Michelangelo, Rodin dhe Bernini. Ky artist i jashtëzakonshëm, me sa duket, shumë pak i njohur në Shqipëri, më doli përpara dhe ngjante si shpresë për situatën që jemi sot. Në Instagramin e tij jepte mesazhe të forta për bashkimin dhe kujdesin që duhet të kemi. Duart e tij në artin publik, aq të gjalla që flasin në një gjuhë ndërkombëtare, pa fjalë. Skulpura gjendet në Venecia.



Jeta e tij artistike e pasur transmeton vlera të përjetshme dhe emocione absolutisht autentike. Duhet të jetë i vetmi në botë që rikrijon art ekspresionist me duart e njerëzve.

Një detaj tjetër mbresëlënës është gjenetika e tij. Lorenzo është i biri i aktorit botërisht të njohur, Anthony Quinn, gjysmë amerikan, gjysmë meksikan. Lorenzo ka lindur në Romë dhe gjithë fëmijërinë e tij e kaloi mes Italisë dhe Shteteve të Bashkuara. Filloi skulpturën në moshën 20-vjeçare. Teknikisht, ai sfidon me artin e tij: gjigantizmin, ekspresionizmin, pozicionet strategjike më të cilat ai ka ekspozuar artin e tij.



Mesazhi artistik që bëri botën të mendojë për ndryshimin klimatik

Para disa vitesh, ai performoi në qytetin e Venecias dhe, sigurisht, që ktheu sytë e botës aty. Ndërmjet projektit SUPPORT, dy duar fëmijësh me mermer të bardhë - nëntë metra të gjatë që kapërcejnë nga Grand Canal në Venecia dhe mbështeten ose rrëzohen pa dyshim mbi hotelin Ca. Instalimi ka tërhequr vëmendjen e botës me mesazhin e saj të fuqishëm në lidhje me ndryshimin e klimës: ne kemi fuqinë që të ruajmë ose shkatërrojmë trashëgiminë tonë globale. Vendndodhja e saj është domethënëse duke pasur parasysh se vetë Venecia po përballet me perspektiven e përfshirjes nga rritja e niveleve të detit në një të ardhme. Por ky është vetëm një pjesë e mesazheve që jep ai.

Duart që krijojnë dhe shkatërrojnë njëkohësisht

Lorenzo është një artist me mision. Një nga temat e përsëritura në punën e Quinn është ajo e ekuilibrit, duke kapur anët e errëta dhe të lehta të qenies njerëzore. "Ka qenë një konstante në punën time. Kjo kërkon ekuilibër, mendoj se jam duke kërkuar një ekuilibër vetë në jetë". Megjithatë, ky përfaqësim i dualitetit nuk është një shprehje e asnjanësisë. Mesazhi është fuqizues dhe optimist, pasi tregon se si aftësia jonë për të krijuar dhe shkatërruar përfundimisht është vetëm në duart tona. Mbështetja (prekja në ndërtesë) mishëron këtë ide: ne kemi të gjitha burimet për të përballuar kërcenimin e ndryshimit të klimës, thjesht duhet të vendosim rrjedhën e veprimit që duam të ndërmarrim.



Forca e natyrës

GAIA, një tjetër kryevepër e Lorenzo-s. Mes mijëra skulpturave që flasin dhe ulërasin me finesën dhe bukurinë më të jashtëzakonshme, se si duhet të mbrojë njeriu natyrën, Gaia ngjan me universin, është si një prind për ne (për botën). Lorenzo ka ngritur njeriun në mënyrë të pakrahasueshme nga ana fizike me universin, duke thënë që jemi ne njerëzit që mbrojmë, kujdesemi për esencën e mbijetesës.



Gjuha universale

Ky është roli i artit. Njerëzit tregojnë histori përmes imazheve, shenjave, dritës, ngjyrave. Dhe ai flet me të gjithë në publik, ndërmjet efekteve dramatike me të bardhë, të zinj, të verdhë, të gjitha racat njerëzore që në artin e tij marrin një formë të vetme.



Në nëntor 2005, një nga skulpturat më të medha publike të tij, Rise Through Education / Rritu përmes edikimit, u instalua në Akademinë Aspire në Doha, porositur nga shteti i Katarit. Më një peshë mbresëlënëse prej 8 tonesh, ky monument tregon një palë duar të zgjatura që vendosin botën në duart e një fëmije.


Seritë e ‘LOVE’

Veprat e Quinn cilësohen si 'të thella, shpirtërore dhe ekzistenciale, sepse merret me pasionet që ne i përjetojmë, si njerëz dhe pyetjet që shtrojmë në heshtje për të vërtetën përfundimtare ... Këto janë skulptura të bazuara në mite të mëdha, duke iu referuar temave të gjera që përsëriten në qytetërimin tonë dhe hasen në dallimet e kulturës dhe kohës.


Lorenzo i jashtëzakonshëm. Na magjepsi me artin e tij. Shikoni më poshtë copëza të artit të zgjedhura nga ne... Do t’ju bëjnë të reflektoni gjatë.