Kush është artisti pas lopëve fluturuese dhe violonistëve vallëzues?

Një dashuri që sfidon gravitetin!

Nga REVISTA ARTSPER

Marc Chagall i lindur në Movcha (Moses) në Bjellorusinë e ditëve të sotme, referohet me një pafundësi stilesh dhe çastesh artistike; duke filluar nga një stil thellësisht impresionist folku deri tek interpretimet kubiste të fabulave nga ana e tij. Duke parë qytetin e tij të dashur Vitebsk të shkrumbohej nën masakrën antisemite, veprat ëndërrimtare të Chagall-it janë një paraqitje dëshirëzjarrtë e jetës fshatare në qytetin e tij mëmë, në shtëpinë e tij. Megjithëse, ai ishte një figurë qëndrore në artin modernist, pikturat e Chagall-it janë një tribut i vazhdueshëm i traditës dhe të shkuarës. Artsper ju sjell dhjetë fakte rreth njeriut pas lopëve fluturuese dhe violonistëve vallëzues.

1. Ai u rrit në një shtëpi ku nuk kishte art
Pavarësisht të qenit një nga artistët më të njohur në të gjithë botën, Chagall u rrit në një shtëpi ku nuk kishte art dhe krijmtari. Familja Chagall praktikonte Judaizmin Hasidik, i cili ndalonte çdo paraqitje pamore të krijimeve të Zotit. Kur Chagall filloi të pikturonte paraqitje të tilla, ato u pritën me kriticizëm të ashpër nga familja e tij, deri në atë masë saqë xhaxhai i tij refuzonte që madje t’i shtrëngonte dorën.

2. Ai pikturonte lakuriq dhe hante gjysëm peshk harenge në ditë
Chagall u vendos në Paris në moshën 24 vjeçare dhe jetoi në një koloni artistësh famëkeq, La Ruche (Kosherja), me figura të tjera të fmashme të tilla si Robert Delaunay dhe Fernand Léger. Ndërsa jetonte në Paris, ai ishte jashtëzakonisht i kujdesshëm me paratë shpesh varej vetëm nga një gjysëm peshk harenge në ditë dhe pikturonte lakuriq në mënyrë që të mos t’i duhej të ndryshonte apo të lante rrobat e tij.

3. Pavarësisht se jetoi gjashtë vite në Nju Jork, ai nuk mësoi kurrë anglisht
Në fakt, ai nuk u përpoq kurrë të mësonte anglisht, duke thënë se, “mu deshën tridhjetë vite që të mësoja një frengjishte të keqe, përse duhet ta provoj me anglishten?” Diçka e tillë mund të ishte gjithashtu si pasojë e mospëlqimit të tij të madh për qytetin, që pasqyrohet në veprat e tij. Pikturat e Chagall-it filluan të bëheshin në mënyrë të dukshme më të shqetësuara dhe të errta gjatë viteve që ai jetoi tek “Molla e Madhe” (nofkë për qytetin e Nju Jorkut); duke paraqitur fajin e thellë që ai ndjente gjatë mërgimit të tij. I shkëputur, i pashpresë dhe në siklet, Chagall digjej për Parisin dhe Evropën.

4. Ai ka qënë ndër të paktët artistë që kanë ekspozuar në Luvër gjatë jetës së tyre  
Shumë pak artistë ia kanë dalë që të ekspozohen në Luvër gjatë jetës së tyre; Georges Braque ishte i pari me veprën e tij “Natyrë e qetë me harpë dhe violinë”. Chagall, së bashku me artistë të tjerë miq, Salvador Dalí, Pablo Picasso dhe Edgar Degas e filloi udhëtimin e tij artistik duke kopjuar veprat e Mjeshtrave të Mëdhenj në Luvër.

5. Ai u martua me muzën e tij
Chagall u takua me muzën, bashkëshorten dhe të dashurën e tij, Bella Rosenfeld, në vitin 1909 dhe u martuan shumë shpejt pas kësaj. Çifti ndante të njëjtin perceptim unik për botën, dhe pasi takoi Chagall për herë të parë Bella i përshkroi në mënyrë romantike sytë e artistit e tij se ishin aq blu saqë “dukeshin sikur sapo të kishin rënë nga qielli.” Bella shfqet në shumë piktura të Chagall-it, dhe ai shpesh e portretizon atë duke pluskuar nëpër ajër, duke sfiduar me dashurinë e saj gravitetin.

6. Pavarësisht magjepsjes së tij me Parisin, Vitebsk është qyteti që paraqitet më shumë në në veprat e tij
“Toka që ushqeu rrënjët e artit tim është Vitebsku.” Chagall kërkonte të kapte thelbin e jetës fshatare dhe shpirtin e shtëpisë së tij, duke thënë se ky qytet kishte një prani ëndërronjëse dhe se ai ekzistonte para së gjithash në shpirtin dhe në ëndrrat e tij. Lopët, hangari, pulat, kuajt, gratë duke punuar dhe violinistët vallëzues mbushin veprat e tij, duke ngërthyer vet shpiertin e jetës fshatare.

7. Atij iu hoq identiti nga autoritetet sovjetike
Me tre goditje ndaj emrit të tij për shkak të statusit të tij si hebre, artist dhe emigrant, Chagall u zhvesh nga identiteti i tij. Stili i tij artistik ishte kundër Realizmit Socialist që formonte artin sovjetik, dhe ai shpesh tallej për preferencat e tij ndaj stili francez të jetës. Veprat e Chagall-it madje ishin të ndaluara në muze, libra dhe në hapësirat publike jo vetëm për shkak të stilit të tyre jo tradicional, por gjithashtu për portretizimet e kulturës hebreje.  

8. Ai pikturoi tavanin e Operas Garnier në Paris
Duke mbuluar më shumë sesa 200m1, piktura e Chagall-it në Operan Garnier është një tribut për katërmbëdhjetë kompozitorët e operave dhe të veprave të tyre, të cilën ai e përfundoi në shtatëdhjet e shtëtë vjetorin e tij! Për më tepër, pavarësisht punës vigane, Chagall refuzoi që të paguhej për punën e tij.

9. Ai kishte miq të niveleve të larta
Mërgimi i tij në Amerikë u organizua nga Drejtori i MoMA, Alfred H. Barr Jr., i cili organizoi personalisht që emri i Chagall-it të shtohej në listën e artistëve që po i shpëtonin persekutimit nazist në Evropë. Për shkak të statusit dhe përpjekjeve të Barr-it, Chagall dhe familja e tij u vendosën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1941.

10. Veprat e tij janë shitur me miliona
Në vitin 2017, vepra e Chagall-it, Les Amoureux (Të dashuruarit), u shit për një shifër tronditëse prej 28.54 milionë dollarë në një ankand të Sotheby-it në Nju Jork. Sotheby deklaroi se, piktura ngërthente dy pasionet më të mëdha të Chagall-it: Bellan dhe Parisin.

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-things-to-know-about-marc-chagall