Aktorja shqiptare me famë botërore Eliza Dushku i tha “po”propozimit për martesë të partnerit të saj, Peter Palandjian. Eliza një javë më parë përmes një postimi në Instagram dha edhe lajmin e bukur të fejesës së saj me biznesmenin e njohur, 53-vjeçar.

Ai dhe Eliza kanë plot 17 vite diferencë me njëri-tjetrin. Po çfarë rëndësie ka mosha, kur ata duhen? Besoj pas lajmit të fejesës të gjithë jeni kurioz të shikoni unazën e Elizës.

Gjatë një dalje të sajën publike e gjithë sytë kanë qenë tek unaza shëndritëse e aktores shqiptare. Me siguri vlera e unazës me diamante është shumë e lartë.