Alban Ramosaj ka një lidhje të veҫantë me motrën, Beatrix, dhe këtë e kanë treguar shpesh edhe në publik. Motër e vëlla, veҫ shtëpisë, janë bashkë edhe në eventet muzikore apo artistike. Edhe kur nuk janë të ftuar të dy, tjetri është gjithmonë në prapaskenë për të mbështetur.

Gjatë këtyre tre muajve, kur në skenë ka qenë Beatrix, Albani ishte personazhi i prapaskenave që ka qenë aty për të mbështetur ҫdo të hënë motrën, por edhe për të ndarë me të emocionet e performancave, nga më të larmishmet që Trixa ka prezantuar para publikut.

Sonte, ashtu si të gjithë konkurrentët, edhe Trixa do të provojë emocione të tjera të forta, emocionet e një finalizimi pas tre mujave punë, të cilat do të kurorëzohen me një fitues. Edhe sot, si në të gjitha këto javë, Albani e jep votën dhe mbështetjen absolute për motrën e tij, Trixa, e cila, në sytë e Albanit performancat i ka arritur deri në detaje.

Për t’i uruar suksese sonte, Albani i ka shkruar Trixës një mesazh mbrëmjen e djeshme duke treguar aftësitë artistike të saj.

Është finalja e @yfsfalbaniaofficial dhe mbështetja ime natyrisht që shkon për @beatrixramosaj, jo vetëm për faktin që të kam motër dhe secilën performancë e ke arritur në detaje, por dhe pse vërtet je një nga artistet e vetme të sinqerta, plot origjinalitet dhe shpirt autentik që asnjë kupë nuk arrin të të vlerësojë denjësisht. I couldn't be any prouder thnejki jem. You're a super star. I love you.”