Interpretimi tashmë është armë e fortë për Oltën, por kënga është një pasion që mbetet sfidë. Sonte, Olta ka bërë pikërisht këtë – ka sfiduar të gjithë këngëtarët pjesëmarrës në këtë edicion të YFSF duke provuar të këndojë.

Musical-i është një prej zhanreve që Oltës i shkon më së shumti, ndaj edhe nuk e ka menduar dy herë për të qenë protagonistja dhe për të provuar veten edhe duke kënduar.

Pasi ka mbaruar performancën përshëndetëse të finales, Olta tha se është ndier e përkëdhelur që ka pjesë e këtij edicioni  - madje ka pranuar pa modesti që ka qenë dielli i këtij edicioni.

Ndërsa Albëria ka sjellë një performancë nga Etta James dhe është duartrokitur gjithashtu nga publiku për vokalin e saj të veçantë.