Hape mendjen dhe ndize dritën blu. Kjo e dyta është vetëm në formë simbolike, por e para duhet gjithmonë për të mbështetur personat me autizëm. Dhe bashkë me mendjen sigurisht duhet të hapim dhe zemrën sepse autizmi nuk zgjedh dhe nëse nuk kemi vend brenda nesh dhe në shoqërinë rrotull për personat autikë, jemi thjesht duke e ngushtuar territorin e vetes në atë të një qenieje egoiste.

2 prilli është Dita Botërore e Ndërgjegjësimit ndaj autizmit. Për të sensibilizuar gjithë qytetarët, ndërtesa dhe monumente të njohura do të përfshihen nga vala e “Light it up blue”. Kjo fushatë mund të prekë edhe fotot e profilit dhe disa personazhe të njohura e kanë ndryshuar atë me logon blu.

Psikologia Denata Toce, e ka kthyer ne blu profilin e saj ne shenje ndergjegjesimi
Gazetarja Desada Metaj me te birin, edhe ajo e ka kthyer ne blu foton e profilit

Sagrada Familia në Barcelonë, një nga kishat katolike më të mëdha do të ndizet në blu, në 2 prill, në nder të ditës së ndërgjegjësimit për autizmin. Ndërtimi i saj ka nisur më shumë sesa një shekull më parë dhe vazhdon ende.

Gjithashtu edhe Shtëpia e Bardhë në Washington do të ndezë dritat blu, për të rritur të kuptuarin dhe të pranuarin mes njerëzve. Ajo do i bashkohet qindra ndërtesave dhe monumenteve të tjera.

Statuja e Krishtit Shpenguesit, në Rio de Janeiro, në Brazil gjithashtu do të ndizet në blu në 2 prill!

Ajo është propozuar fillimisht në mes të viteve 1850 për t’u ndërtuar dhe ka nisur në 1922, duke dashur disa vite për t’u përfunduar, deri kur u hap më 12 tetor 1931. Është mbi 30 metra e lartë dhe pak më pak e gjerë në pjesën e krahëve. Ajo është pjesë e 7 Mrekullive të Reja të Botës.

Kjo maratonë është zhvilluar edhe në vendin tonë dhe në të kanë marrë pjesë edhe persona të njohur.

Mundo Azul po organizon gjithashtu marshimin "Walk For Autism" në Plazhin Leblon. Vitin e kaluar morën pjesë 7,500 persona dhe këtë vit shpresohet që ky numër të jetë më i madh.

Megjithë rëndësinë sensibilizuese të këtyre aktiviteteve, më e rëndësishmja, që përmendet edhe nga familjet që kanë një fëmijë autik, është ndihma konkrete që shteti dhe shoqëria duhet të japin për t’u siguruar atyre ndihmë shëndetësore, programe arsimore dhe lehtësi të ndryshme.