Danjeli dhe Fotinia u bënë çift brenda shtëpisë së Big Brother, e lidhja e tyre sa vjen dhe u bë më e fortë brenda mureve të saj.
Çifti zgjodhi të kurorzonte dashurinë e tyre gjatë spektaklit live të BB, ku të ftuar ishin vetëm banorët në sytë e miliona shikuesve, por pa praninë e të afërmve të tyre.
Dashuria e tyre ia doli të triumfonte, dhe çifti u shpall fitues i këtij edicioni, i konceptuar si “Love Edition” (Edicioni i Dashurisë).
Janë arsye të mjaftueshme për të bërë një darkë të madhe me familjarët e tyre pas daljes si fitues nga shtëpia.
Ata kanë bërë bashkë mbrëmjen e djeshme të afërm, miq, familjarë, por edhe dy ish- banorët Xheni dhe Benard, të cilët i kanë mbështetur shumë pas daljes së tyre nga shtëpia. Ish- banorët kanë ndarë me fansat e tyre disa foto nga ky moment festiv.
Kjo darkë sigurisht ka shërbyer edhe për të njohur familjet e çiftit me njëri- tjetrin. Edhe një herë i urojmë të trashëgohen.