SiÒ« është njoftuar prej disa ditësh, në ekranin e Tv Klan vazhdon tradita e Maratonës së Këngës Popullore. Organizatorët e këtij turi veror të përvitshëm, edhe këtë sezon janë gati për të nisur një udhëtim të nxehtë në të gjithë qytet kryesore të Shqipërisë. Disa prej emrave më të njohur të këtij koncerti veror do të rikthehen në skenat e qytetve edhe këtë vit duke prezantuar këngët e tyre më të zgjedhura, por edhe prodhimet e reja muzikore. Emocionet e këngëve popullore qytetare të interpretuara nga një numër i madh artistësh do t’i përjetojnë të parët durrsakët.
Kështu, mbrëmjen e 30 qershorit, qyteti i Durrësit është i pari që do të gjallërohet nga koncerti i këngëtarëve të ftuar. Mes humë emrave të njohur, nesër mbrëma në Durrës do të jetë edhe këngëtarja enjohur Silva Gunbardhi.
Këtë pasdite, nga studio e Rudinës në Tv Klan, Silva konfirmoi edhe për këtë vit pjesëmarrjen në Maratonën e Këngës duke shprehur emocionin e veÒ«antë që if al Ò«do vit ky tur veror: “Unë Maratonën e Këngës e dua, jam rritur aty… “ – thotë Silva duke konfirmuar edhe një herë se do të shëtitë në pothuaj të gjitha qytetet e vendit bashkë me të. Një pjesë të repertorit, rrëfen Silva, i ka tashmë gati, por për publikun e shesheve të hapura ka edhe surpriza: “Kam një material dasme të ri, që do ta këndoj ekskluzivisht për Maratonën, do të këndoj edhe “Digje zemrën, por edhe këngën e re në bashkëpunim me Dafin, “I love u” …
Pas Durrësit, Maratona do të shëtitë edhe në qytete të tjera bregdetare dhe historike. Së shpejti, transmetimet e saj do të fillojnë edhe në ekranin e Tv Klan.