Zëdhënësja e ish-kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli feston sot 35-vjetorin e lindjes. Bukuroshja e Partisë Demokratike me siguri ka marrë shumë dhurata në këtë ditë të shënuar.

Por një nga dhuratat e marra, Erla e ka publikuar edhe në Facebook. Është dhurata e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Bashkangjitur buqetës së luleve që Erla ka marrë nga Berisha, ajo shkruan”Në këto 35 vjet, 8 vite kam bashkëpunuar me Doktorin. Në këto vite më ka mësuar se vlera e një politikani të mirë është mirënjohja për miqtë dhe bashkëpunëtorët”. Një zëdhënëse besnike si Erla e meriton këtë buqetë me pusullën nga ish-kryeministri.