Soni Malaj është pa dyshim një këngëtare mjaft e talentuar e skenës shqiptare. Ajo prej vitesh është pjesë e tregut muzikor. Në një intervistë për Prive, edhe pse ka një numër të madh këngësh i është dashur të zgjedhë të preferuarën në repertorin e saj.

Dhe gjejeni pak se cila është? Soni është shprehur se kënga "Loca" është e preferuara e saj. Ajo nuk ka shumë ditë që është publikuar dhe shtë pritur mjaft mirë nga publiku. Soni ka treguar se një pjesë e videoklipit është xhiruar në Bari, ndërsa një pjesë tjetër në Shqipëri.