Martesa e fushës së futbollit – ndoshta martesa e viti 2017, që u mbajt në Rosario, Argjentinë, këtë të premte mori vëmendjen e të gjithë botës. Leo Messi dhe partnerja e tij Antonella Roccuzzo, që e kanë njohur njëri-tjetrin që në moshën 8-vjeçare, kanë bërë një ceremoni martese madhështore.
Përveç familjarëve e të afërmve, në ceremoni ishte edhe i gjithë ekipi i Barcelonës, Argjentinës, dhe shumë personazhe të tjerë të famshëm nga sporti dhe arti.
Përveç fotove fantastike që u ndanë me shpejtësi në mediat online dhe shumë dhuratave që u këmbyen, çifti kishin vendosur që për të shënuar këtë datë të rëndësishme të jetës së tyre, të vizatojnë një tatuazh në gishtin e unazës.
Antonella Roccuzzo postoi një fotografi në Instagram me një tatuazh të ri në gishtin e unazës së yllit të Barcelonës.
Qershor 30, 2017 është data që Leo dhe Antonella nuk do ta harrojnë kurrë.
Në foton e postuar nga Antonela, është e qartë data në gishtat e unazës me shkronja romake (XXX-VI-XVII). Antonella e përshkroi foton me shënimin “Përgjithmonë” “Per Siempre” – në spanjisht.