Prej shumë kohësh po përflitet për një lidhje mes moderatores bukuroshe Luana Vjollca dhe biznesmenit kosovar Krenar Çocaj.
Deri më tani asnjëri prej tyre nuk i ka mohuar zërat, por dhe as i ka pohuar. Por pak ditë më parë, bukuroshja Luana Vjollca postoi në Snapchat foto nga një event i kurorëzimit të dashurisë mes dy personave që nga burime të afërta u kuptua se janë familjarë të Krenarit.
Pavarësisht postimeve të shumta që Luana bën në profilin e saj në Instagram, nuk ka asnjë foto së bashku me Krenarin, megjithatë të gjithë ata që janë sado pak kureshtarë se si duken krah njëri-tjetrit mund ta shuajnë kuriozitetin me këtë foto që na sjell Prive.
Për hir të së vërtetës, edhe Marina dhe Getoari na kanë munduar paksa deri sa lidhja e tyre u bë zyrtare, e ndërsa tani nuk reshtin së treguari dashurinë që kanë për njëri- tjetrin në publik.
Shpresojmë që të ndodhë e njëjta gjë dhe me Luanën e Krenarin, pasi me të vërtetë formojnë një çift shumë të bukur.