“Maratona e Këngës Popullore” do të ketë edhe një tjetër prezantuese këtë vit. Ajo është ish-miss, aktore dhe drejtuese e programeve rinore në “Vizion Plus”. Po flasim për të bukurën Nevina Shtyllën.
Këtë vit i është besuar asaj drejtimi i këtij spektakli. Në vitet e fundit “Maratona e Këngës Popullore” mban autorësinë e treshes historike të “Klan” Adi Hila dhe vëllezërit Pandi e Bledi Laço.
Ata të tre së bashku kanë vendosur që Klea dhe Nevina të jenë prezantueset e këtij viti. E kontaktuar nga “revistawho.com” Nevina është shprehur shumë entuziaste. “Jam e lumtur për këtë propozim dhe është një punë që e pres me shumë qejf. Mezi pres ta shijoj këtë eksperiencë të re”, -është shprehur ajo për Revistën Who.