Ajo është një këngëtare e talentuar dhe me mjaft stil. Po flasim për të voglën Kida, e cila tani duket se po rritet jo vetëm fizikisht por edhe profesionalisht. Kida është e përqëndruar vetëm tek karriera e saj.

Në një intervistë për “Thumb” Kida është shprehur se për momentin është e përqëndruar vetëm tek muzika dhe se nuk dëshiron të ketë një lidhje dashurie. Pyetjes së nëse e ka provuar dashurinë Kida u shpreh jo.

“Nuk e kam përjetur dashurinë e parë. Nuk kam pasur asnjëherë frajer”,-është shprehur Kida.

Ajo ka shtuar se djemtë për momentin në jetën e saj, nuk kanë pse të afrohen. Por për post jetës personale, Kida është shprehur tani në korrik do të vijë me një këngë të re, që me siguri do jetë hiti i kësaj vere.