Salsano Rrapi është treguar gjithmonë i rezervuar për sa i përket jetës private. Shfaqet rrallë me partneren, Erjona Kakeli dhe nuk  kanë publikuar asnjë foto me fytyrë të vajzës së tyre, megjithatë sot Salsano na ka prezantuar jo një, por katër anëtare të familjes. Janë mbesat e tij, që tashmë nuk janë më të vogla dhe është e sigurt që edhe vetë xhaxhai i tyre e ndien sa shpejt janë rritur kur i sheh.

"Kush ka mbesa...boten ka. Ju dua shumë", shkruan Salsanoja.

Bashkë me vajzën e Salsanos, grupi i vajzave do të rritet edhe më shumë...