Shkodran Mustafi bëhet baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Vjosa Kaba ka sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit. Qendërmbrojtësi i Gjermanisë e ka ndarë me të gjithë lajmin e bukur të ardhjes në jetë të vajzës, pas fotos së parë që ka postuar në profilet e tij sociale.

“Shumë i lumtur t’ju njoftoj lindjen e vajzës sonë. Vështirë t’i përshkruaj emocionet me fjalë. Mund të them se është dita më e bukur e jetës. Baba krenar”  - shkruan Mustafi në Instagram.

Foton e parë të Mustafit me të bijën e kanë ndarë edhe fansat e tij në rrjetet sociale. Me mijëra urime kanë shkuar në adresë të Mustafit nga fansat dhe dashamirësit e sportit.