Ndotja e ajrit në Shqipëri është një nga problemet më të mëdha për shëndetin e qytetarëve. Agjencia Kombëtare e Mjedisit zbulon gjendjen aktuale. Sipas neësbomb, kjo agjenci shpall edhe një herë Tiranën si qytetin më të ndotur. Zona më problematike në kryeqytet është kryqëzimi i 21 dhjetorit ku shifra e ndotjes së ajrit është 119 % më e lartë sesa norma e BE.

Qytetet e tjera me ajër më të ndotur pas Tiranës janë Lushnja, Fieri, Korça dhe Lezha.

Shkaqet kryesore të ndotjes janë numri i lartë i automjeteve, përqendrimi i popullsisë dhe aktiviteti tregtar.