Sot në familjen e këngëtares Argjentina Ramosaj ka festë. Djali i saj, Noah feston 2-vjetorin e lindjes. Këngëtarja e njohur përmes një postimi në Instagram, ka bërë një urim me fjalë të ndjera prej nënë për të voglin e saj.
Argjentina shkruan se nuk mund ta besojë se sa shpejt ka kaluar koha dhe djali i saj sot mbush 2 vjeç.
“Gëzuar ditëlindjen arushi im i vogël Pooh. Ëngjëlli im mbush sot 2 vjeç. Nuk mund ta besoj që ai tashmë është 2 vjeç. Ti solle shume lumturi në jetën time, Noah dhe ne jemi me shumë fat që të kemi ty djalin tonë. Mezi po pres të shoh gjithë gjërat e mrekullueshme që ti do bësh në jetë. Mami dhe babi të duan mas shumti n'botë”,-ky është urimi i Argjentinës për djalin e saj.
Mami Argjentina dhe bashkëshorti i saj duken shumë të lidhur me djalin, pasi vazhdimisht postojnë foto në rrjetet sociale me bukuroshin e vogël.