Ajo shprehja "femrat nuk pyeten për moshën", duhet zgjeruar edhe me ca meshkuj. Ata nuk e tregojnë moshën në pamje, kështu që më mirë të vazhdosh t'i mendosh, pa e ditur moshën, gjithmonë të rinj, siç edhe duken.
Salsano Rrapi meriton një vend në këtë komunitet meshkujsh. Dje ai ka festuar ditën e lindjes pa thënë asgjë për moshën, por është torta e veçantë e mikut Florian Binaj që na bën të dyshojmë që aktori ka mbushur 50 vjeç duke qenë që mbi të është një gjysmë portokalleje dhe një 50%.
"Kjo eshte torta e Florian Binajt per mua. Gjithmone i vecante ne ditelindjen time. Perqafime Flor", shkruan Salsano.
Edhe aktori Gaz Paja i ka dhuruar një tortë të ngjashme, por e tija e ka portokallin dhe urimin të plotë.
Prezantuesi i Portokallisë ka qenë larg familjes në këtë ditë, në tur në Bulqizë me "Verë dhe Portokalle", por miqtë e tij e kanë ndihmuar të ndihet si në familje duke e festuar të gjithë së bashku ditën e veçantë për Salsanon. Madje një prej tyre, edhe pse Salsano nuk duhet pyetur për moshën, e ka zbuluar edhe atë. Nëse kjo nuk është një shaka...siç nuk është aspak çudi të jetë kur kemi të bëjmë me aktorë humori.