U duk sikur marrëdhënia e tyre nuk do të zgjaste shumë pas Big Brother, por Olsi dhe Fiorentina po na vërtetojnë të kundërtën.

Ishin çifti më i zhurmshëm brenda shtëpisë, xhelozia e pafund e Fiorentisë nga njëra anë dhe indiferenca shumë e madha e Olsit nga ana tjetër na bënin të mendonim se nga dita në ditë do të dëgjonin lajmin për ndarjen e çiftit, por jo nuk ndodhi kështu.

Së fundmi çifti ndodhet me pushime së bashku me njëri tjetrin, dhe Olsi ka ndarë me ne një moment nga mëngjesi i tyre, sigurisht nga krevati.

Olsi duket se ka shumë qejf foto nga ky këndvështrim dhe poston shpesh të tilla.


Shpresojmë mos t’i kemi marrë më sysh…