Linja më e re e ateliesë Class tashmë gjendet në vitrinat e showroom-it. Është një koleksion fustanesh mbrëmjeje, por tipik për sezonin e ngrohtë...Nuancat dhe materialet e lehta luajnë me ajrin dhe vajza që i zgjedh ka të garantuar ëmbëlsinë dhe freskinë gjatë gjithë mbrëmjes. Është një ëmbëlsi nga ato që nuk të lodh, por përkundrazi është aq e këndshme sa do që të vazhdojë pa fund...fiks si mbrëmjet e verës, kur ndihesh e bukur dhe elegante. Dhe ky koleksion i ri i prodhuar nga Class, marka më e re e prodhimit të fustaneve, ka marrë emrin që të vjen menjëherë në mendje sapo i sheh nuancat pastel që derdhen në linjat e ëmbla të koleksionit... C A R A M E L.

Ky koleksion është frymëzuar nga natyra dhe tendencat e modës, por edhe nga kërkesat e klientëve të mbledhura me shumë kujdes nga dizenjatorët dhe skuadra e marketingut të Class.
Kërko detin dhe do e shohësh, kërko diellin e mëngjesit dhe perëndimin e butë të pasdites dhe do vishesh me to, kërko qiellin e pastër të një dite vere dhe e ke në formën e një fustani mbrëmjeje plot stil dhe hijeshi, kërko një CARAMEL dhe do e shijosh. Setet fotografike të realizuara për këtë koleksion nga Orsola Mema, i përshtaten të gjithë kontekstit: ngjyra të ëmbla dhe detaje estetikë që nga sfondi i një studioje statike deri te natyra që përqafon dhe bie në harmoni të plotë me fustanet…



Vishini në një mbrëmje të veçantë me miqtë, surprizoni njëriun e zemrës në një darkë romantike, zgjidhini të premteve mbrëma dhe ndizni atmosferën me freskinë dhe gjallërinë që jep stili i tyre veror. Është koleksioni që ka menduar për mbrëmjet tuaja të verës, për festat jashtë, kur duhet të jesh elegante, por fustanet e mbrëmjes që ke në gardërobë nuk shkojnë as për buzë pishinës dhe as për në kopsht, por tani është C A R A M E L, një koleksion me 10 fustane unike, me një fjongo në mes me tre gurë, numri hyjnor i plotësisë dhe materiale të tylta, si element të përbashkët.
Ndërsa prerjet dhe ngjyrat janë aq të ndryshme sa edhe shijet tuaja...sigurisht gjithmonë të ëmbla! Nuk e dimë si mund të rezistoni para tyre!
Ka një lajm të mirë për të gjithë të interesuarit: koleksioni C A R A M E L është që në momentin e parë të prezantimit me çmim promocional që varion nga 190 Euro – 300 Euro. Shikoni galerinë për të zgjedhur modelin e preferuar. Gjithashtu mund të shikoni me imtësi dhe faqen zyrtare të Instagramit.
