Kujt ia kishte marrë mendja? Sa shumë lajme janë përhapur për Robertin dhe Norën, sa shumë për marrëdhënien e tyre, të vërteta dhe shumë të tilla false, por ky paska qenë një lajm i vërtetë dhe Roberti e ka pranuar vetë mbrëmjen e sotme.

I ftuar në Top Magazine për të prezantuar projektet e reja muzikore, të fundit edhe me bashkëshorten e tij “S’ka inat”, Robert Berisha nuk mund të mbetej pa u ngacmuar nga Ervini dhe Albana. Për unazën e martesës, por edhe për “çudinë” e madhe: ai nuk fle bashkë me Norën. Arsyeja është njerëzore:

“Gërhas...” – thotë ai si i ndier në faj dhe përpiqet të justifikojë veten: “Prej 6-7 vitesh, që kur kam filluar palestrën. Kam qenë 72-73 kg, ndërsa tani kam 86. Është një ndryshim i madh, ndoshta edhe mosha, edhe është e pamundur..." - pranon muzikanti.

Tani që ka filluar edhe turet muzikore me orkestrën e tij, hallin e madh të Norës e kanë kuptuar edhe shokët e grupit: "Por problemi nuk është vetëm se është ankuar Nora, por edhe shokët... kur shkojmë me orkestrën nëpër koncerte", – thotë ai, por nuk ndihet keq për këtë fakt: “Është mirë edhe me fjet vetë, s'të pengon kush”, - e mbyll Roberti me të qeshur, kur e di që nuk ka zgjidhje nga kjo. Atë të Albanit, për ta lënë palestrën (duke ndjekur shembullin e tij), Roberti e refuzon: "S'besoj ta lë palestrën..."

Më mirë të flenë të ndarë!