Kush ka motra botën ka. Është shprehja që mund t'i shkojë më përshtat në këtë rast këngëtares Vesa Luma.

Këngëtarja nga Kosova ka postuar një foto ku shihet e rrethuar nga motrat  e saj bashkë me mamin, një foto që të përcjell me të vërtetë një energji shumë pozitive.

Ndoshta kur jemi të vegjël, askush nga ne nuk e kupton se sa e rëndësishme është të rritesh në një familje të madhe, por bezdisemi nga ky fakt pasi mami dhe babi nuk na kushton vëmendje aq sa duam.

Por me kalimin e kohës, sa më shumë rritesh, aq më shumë falenderon Zotin që ti je e rrethuar nga njerëz që të duan ty aq shumë, që i ke pranë çdo ditë të jetës tënde, në të mirë dhe në të keq, dhe që të bëhen krah për çdo gjë, pa qenë e nevojshme që t'i tua kërkosh.  

Vesa e ka kuptuar këtë gjë dhe ka zgjedhur të falenderojë familjen e saj. Thjesht kështu e ka ndjerë, nuk është kujtuar me rastin e një ditëlindje, si shumë kush e bën, por e ka shprehur këtë në momentet që e ka ndjerë për ta thënë.

“Sot nuk është ndonjë datë e caktuar… Thjesht dita-ditës kuptoj sa me të vërtetë me fat jam që jam lindur dhe rritur me një familje të ndërtuar mbi dashuri të pakushtëzuar. Liani është me më shumë fat që këtë dashuri e merr të shumëshuar prej gjyshes dhe tezeve që kujdesen për të maksimalisht. Dhe unë do të kujdesem që t’ia trashëgoj këto vlera elementare për një jetë të lumtur. Ju dua!” – shkruan Vesa.

Një njeri me shumë fat Vesa. Duhet thënë që është me më shumë fat për faktin se e ka kuptuar këtë gjë, pasi shumë kush nuk i vlerëson, por e merr si të mirqenë praninë e tyre.

 

Mr.Horri ð???❤️

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma) on

Ah nuk mund ta mbyllnin këtë shkrim pa një kompliment për mamin e saj, pasi në këtë foto duket sikur është motra e tretë e Vesës, dhe jo mami.