Emina Cunmulaj është ndër personat që duhet të ndjekësh me patjetër në Instagram, dhe kjo për shumë arsye.
Në një kohë vere kur shumë prej nesh kanë nisur pushimet, foto nga jahtet, hotelet luksoze, makinat e shtrenjta, fotot shumë seksi me bikini ‘pushtojnë’ papritur dhe pa kuptuar Instagramin tonë dhe shpesh mund të na bëjnë të ndihemi pak keq.
E ndërsa shumë përpiqen të pasqyrojnë këtë jetë luksi, që duhet ta pranojmë se në të shumtën e rasteve nuk është e vërtetë, Emina Cunmulaj u “jep disa leksione” shqiptarëve me postimet e saj.
Edhe pse është gruaja e një miliarderi që ka në pronësi një zinxhir hotelesh të shtrirë në mbi 60 shtete të botës, bukuroshja shqiptare nuk ka aspak komplekse të tregojë realitetin ku ka lindur dhe është rritur.
Përveç kësaj ajo ka një tip shumë “funny” , reale, shumë e thjeshtë, tipare që kanë bërë që ndjekësit ta duan edhe më shumë supermodelen shqiptare.