Të gjithë njohim energjinë e pashtershme të Aurela Gaçes. Këngëtarja e njohur shqiptare kudo ku ndodhet, krijon atmosferë. Kështu ka ndodhur në fakt edhe në një dasmë që ka qenë së fundmi, ku aty ka takuar edhe shefin e njohur Renato Mekollin.

Dyshja kanë kërcyer së bashku, siç vetëm ata dinë. Aurela madje ka bërë edhe “twerk”, dhe kjo skenë ka shkaktuar mjaft të qeshura.

“Kur bëhen Renato Mekolli dhe Aurela Gaçe bashkë ka pasoja të fuqishme energjie. Fieri dhe Vlora bëhen 1”,-shkruan Renato në videon e publikuar në Instagram.

 

Kur behen bashke Fieri dhe Vlora energjia eshte shperthyese Dance with me @aurelagaceofficial

A post shared by Renato Mekolli (@renatomekolli) on

Renato në fakt kërcen mjaft bukur pasi është shpallur edhe fitues i edicionit të tretë të “Dance with me”.