Të pasurit një makinë në ditët e sotme nuk është më luks por një nevojë. Por makina për të gjithë ju që keni një të tillë, e dini që ka shpenzimet e saj. Gjithsesi, përveç shpenzimeve dhe shërbimeve që i duhen bërë edhe ju keni në dorë "fatin" e makinës suaj.

Themi kështu pasi ka disa gjëra që ju i bëni gabim, kur jeni në makinë. Në mënyrë që ju të mos e dëmtoni makinën tuaj, ne do ju tregojmë se cilat janë këto zakone që e dëmtojnë makinën dhe boshatisin portofolin tuaj.

Mbajtja e këmbës tek frenat në dishezë
Shumë shoferë kanë tendencë për të mbajtur këmbën e tyre në pedale të frenave teksa zbresin në dishezë, në mënyrë që të jenë të gatshëm për të frenuar në çdo moment. Kjo çon në mbinxehje të sistemit të frenave.
Neglizhimi i përdorimit të frenave të dorës
Kur parkoni makinën tuaj në çfarë do lloj vendi siguroni që të ngrini lart frenat e dorës pasi keni vendosur marshin tek P (parkim).
Injorimi i zhurmave të pazakonta
Tingujt e zhurmshëm dhe zhurmat e tjera të pazakonta mund të tregojnë një mosfunksionim. Shumë shoferë kanë tendencë të injorojnë këto shenja, dhe, si rezultat, makinat e tyre shpesh prishen në mes të rrugës. Nëse makina juaj po bën një zhurmë që nuk e bënte më parë, sigurohuni që ta dërgoni tek mekaniku, pasi mund të jetë serioz defekti.
Frenim i shpeshtë
Nëse frenoni shpesh do krijoni trafik dhe do të dëmtoni diskun e makinës, prandaj këshilla jonë është të mbani distancën me makinat e tjera në trafik, por të shmangni frenimin e panevojshëm.
Rimbushja vetëm kur ju ka mbaruar karburanti
Kur makina juaj nuk është në përdorim, papastërtitë mekanike grumbullohen në rezervuarin e karburantit. Këto papastërti shkaktojnë dëme. Gjatë muajve të dimrit, sigurohuni që gjithmonë të lini makinën gjysmë të mbushur me karburant për të shmangur formimin e sasive të mëdha të papastërtive. Në kushtet e ngrirjes, prania e ujit në rezervuarin e karburantit mund të çojë në deformime dhe probleme të tjera.
Vendosja e dorës tek marshi i makinës
Shumë njerëz preferojnë që gjatë kohës që i japin makinës të vendosin dorën tek marshi. Ne ju këshillojmë të mos e vendosni pasi e dëmtoni atë. Pastaj për t'i dhënë makinës ju duhen të dy duart, kështu që vendosini gjithmonë duart vetëm në timon.