Dasma e këngëtares së njohur Xhensila Myrtezaj me aktorin Bes Kallaku po pritet me shumë interes nga të gjithë. Ata kanë 7 vite së bashku, dhe më në fund do të kurorëzojnë në martesë lidhjen e tyre.
Çifti i njohur janë treguar hermetikë për sa i përket detajeve të dasmës. Por pasi u zbulua data e dasmës që është më 1 shtator, tani zbulohet një tjetër detaj nga ceremonia.
Një prej mikeshave më të mira të Xhensilës, Drilona Boçi ka postuar në Instastory ftesën e dasmës së çiftit. Me vështirësi mund të lexohet vendi ku do zhvillohet dasma.
Çifti kanë zgjedhur Pallatin e Brigadave për të realizuar dasmën e tyre, njësoj si Princ Leka dhe Elia Zaharia.
Ftesa e dasmës në fakt është mjaft e veçantë, pasi është në formën e karrocës së Hirushës. Ne mezi po presim të “shijojmë” dasmën e Xhensilës dhe Besit.