Sot janë plot 30 vjet nga filmi i famshëm Dirty Dancing, i cili mbetet një nga hitet më të mëdha të kinemasë botërore. Plot tri dekada më parë, që kur Baby dhe Johnny u bënë personazhet më të dashur të të gjithëve dhe jo vetëm të kohës së tyre, por edhe të shumë brezave të mëvonshëm. Dirty Dancing daton pikërisht në 21 gushtin e vitit 1987 dhe me vitet është bërë shumë popullor.

Kur ABC e shënoi në kalendarin e këtij viti, më 24 maj, fansat menjëherë e regjistruan këtë datë për ta kujtuar filmin e famshëm edhe përmes rrjeteve sociale. Dhe sot, mediat sociale janë pushtuar nga videot dhe fotot e kërcimit të dy yjeve protagonistë të filmit.

Dirty Dancing ishte një prej surprizave më të mëdha për verën e vitit ’87. Filmi kërkoi një buxhet prej 6 milionë dollarësh dhe fitoi 213 milionë dollarë, plus edhe shumë fitimeve nga spotet dhe videot e transmetuara.

Filmi i shkruar nga Eleanor Bergstein, me drejtor Emile Ardolino, u xhirua në dy vende të ndryshme: lumi Lure në Ney York dhe mali Lake Lodge në Giles County, Virginia. Në destinacionin e fundit janë realizuar edhe shumë prej fotove kryesore të filmit.

Dhe në një kohë kur të gjithë kujtojnë me nostagji filmin e famshëm të tri dekadave më parë, Eleanor Bergstein po mendon edhe për një film të dytë, i cili do të sjellë një “kërcim dashurie” më bashkëkohor.

Por nga viti i largët 1987, kohë kur u realizua Dirty Dancing, si është Baby pas 30-vjetësh? Aktorja, sot është 57 vjeÒ« dhe është transformuar shumë nga ajo zonjusha naive bionde dhe me kaÒ«urrela, edhe pse ëmëbëlsinë e ruan edhe pas shumë vitesh.

Siç ka deklaruar shpesh edhe për mediat, Jennifer Grey ka kaluar shumë vite me kujtimet e filmit, i cili për të ishte një kthesë e fuqishme jete. Me rolin e Baby-t në film, 30 vjet më pas, ajo tregon se njerëzit akoma edhe sot i kujtojnë dhe i tregojnë skena nga filmi.

57-vjeÒ«arja ka marrë pjesë në disa seriale të mëvonshme, megjithatë herë pas here u rikthehet kujtimeve të filmit që e bëri të famshme. E pyetur nëse pas filmit ka provuar ta bëjë sërish atë ngritje në ajër, Jennifer ka thënë në një intervistë për Guardian: "Zot, jo! E kam bërë vetëm një ditë të vetme kur më është dashur të xhiroj. Nuk e kam përsëritur më që nga ajo kohë.”

Skenat në film me Patrick Swayze, për Jenn kanë qenë të gjitha të natyrshme, por ajo kurrë nuk do të provonte t’i bënte: “Nuk mund të përsëriten”, – shton ajo.

Nëse i ndodh ndonjëherë të harrojë që ka qenë aktore në atë film, ia kujton publiku. Ai rol i është bërë pjesë e jetës, pavarësisht viteve: “Nëse më ndodh të shkoj në ndonjë restorant dhe të pyes për një tryezë të lirë, ata më përgjigjen (me batutën e filmit): “Jam i sigurt që nuk do të doje tavolinën në cep”. Kështu ndodhi në një përvjetor në Los Angeles në vitin 2012: “Është shumë bukur ta kesh gjithmonë me vete një kujtim të tillë.”