Kjo është periudha më e rëndësishme për maturantët që do të vazhdojnë studimet e larta. Sot, Zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Gert Janaqi dha një deklaratë për procesin e pranimit në universitet duke ndezur shpresa për aplikantët.

Sipas tij, askush nuk do të mbetët pa studime të larta sepse numri i vendeve në dispozicion të shpallura nga universitetet është më i lartë sesa ai i aplikimeve, 32 mijë kuota për 28 mijë e 500 aplikantë.

Megjithatë, dihet që gara bëhet e fortë për degët më të kërkuara. Sipas Janaqit, ndër degët më të kërkuara janë administrim biznesi, juridik, psikologji etj. që përsërisin panormanë e viteve të kaluara.

Në deklaratë, ai theksoi që maturantët do të kenë mundësi të njohin degën e tyre të studimit në datat 28 dhe 29 gusht dhe do të kenë mundësi të ndjekin gjithë procesin.