Mund të jetë një baba i kohëve moderne, që i bën urimet me hashtagë në Instagram, por nga ndjenjat e kujdesi që tregon për të birin, aktori i Portokalli-së është një baba klasik. Nga ata që nuk iu mbaron dashuria për fëmijën e që janë në çdo çast pranë tij, edhe kur nuk ndodhen aty fizikisht, duke pyetur bashkëshorten nëse ka ngrënë apo nuk ka ngrënë.
I ka shprehur një pjesë të këtyre ndjenjave në urimin që Marin Orhanasi e ka postuar sot për të birin që ka ditën e tij të lindjes. Duket se vitet nuk e kanë ndryshuar kujdesin e tij ndaj të birit, deri në pikën që ai vazhdon zgjohet natën për të parë nëse Maidi po fle, ose thjesht për ta parë.
Nuk mungon edhe një kompliment si pa dashje për bashkëshorten dhe shumë humor në këtë urim, që na prezanton një anë private dhe personale, por më të rëndësishmen, e Marinit.
"Edhe 100 Maidi babit! per ty djali im maidush, kampioni im absolut, per ty mendoja kur ti nuk ishe, jam lutur per ty,
#per ty mendoj tani çdo sekondë, lutem çdo ditë, per ty shqetësohem kur më kërkon të bëhesh aktor, per ty mendoj kur te them jo, per ty zgjohem çdo orë të natës e vij të shoh, akoma nuk më besohet që të kam, për ty bëhem si i çmendur kur më merr moshatarja jote mami e më thotë që nuk ke ngrënë, për ty ngordh kur më thua që ke bo llafe me mamin, për ty i jam falenderues Zotit deri në pafundësi, për ty marr frymë bir veç për ty, edhe 100 o vullkani im, tërmeti i babit, edhe më fal që nuk ta mora dot sot lamborginin e kishin myll ata çunat se janë me pushime".
Ia vlen të lodhesh pak për të lexuar këtë urim.