Xhensila publikoi para disa orësh një foto nga seti artistik i dasmës nga Lago di Como. Pasi u mahnitëm me pamjen e saj dhe atmosferën e përgjithshme të vilës së vjetër që të kujtonte atë të Xhuljetës, deshëm normalisht të shihnim edhe Romeon...Dhe Romeo u shfaq, edhe pse pa mendje.
Në foto shohim Xhensilën e bukur teksa po pozon dhe Besin që po kalon aty duke rregulluar diçka në jakën e pasme të xhaketës. Ai ka zgjedhur një kostum të çelët dhe tiranda dhe, nëse nuk gabojmë, papijon. Gjithsesi e sigurt është që nuk ka vendosur kollare...
Është një atmosferë shumë romantike, ashtu si dhe pamja e Xhensilës, edhe Besi është në harmoni me kostumin që ka zgjedhur, por sigurisht nën të, është gjithmonë i njëjti Besi. Një prej fotove më të bukura, mbi të gjitha të një prej ngjarjeve më të rëndësishme ai i bën një koment me humor. "Pa menje", shkruan ai.
Megjithatë janë ndjekësit ata që ia përmendin sa me fat është që po martohet me një vajzë aq të bukur sa Xhensila.