Ermal Mamaqi po bëhet gati për të nisur sezonin e ri të programit të tij. "Xing me Ermalin" i ka shpallur personazhet e ftuar paraprakisht për të pasur edhe pyetjet e publikut, gjatë sezonit të kaluar dhe gjithçka do të vazhdojë njëlloj.

Sot, Ermal Mamaqi ka ftuar publikun të bëjë pyetje për të ftuarin e sezonit të ri, i cili është Saimir Tahiri. Tahiri është i ftuari i parë që bëhet publik për Xing me Ermalin të këtij sezoni.

Nuk e dimë nëse ai do të jetë i ftuari i parë i programit, apo i pari që është konfirmuar...Megjithatë e sigurt është që përgatitjet kanë nisur dhe në studio me Ermalin, në një prej puntatave, do të jetë ish-ministri i Brendshëm.