Telekom Electronic Beats mbetet platforma e vetme e cila synon të jetë sa më pranë të rinjve, për të plotësuar të gjitha nevojat e tyre të komunikimit. Pas hedhjes në treg të paketës Electronic Beats, e cila u përqafua me shpejtësi nga të rinjtë, Telekom Albania shkon një hap më tej duke çelur një kanal të ri komunikimi që i jep vëmendje zërit të tyre.

“Çdo gjë fillon me një #CKEMI” do të jetë moto me të cilën Telekom Electronic Beats u flet të rinjve të mijëvjeçarit. Ata kanë ndarë ëndrrat, historitë  apo karakteristikat e tyre të veçanta, duke sjellë situtata nga jeta e tyre e përditshme të përmbledhura në spotin e ri televiziv.

“Gjatë muajve të verës u kemi thënë #CKEMI dhjetëra të rinjve shqiptarë dhe patëm rastin t’i njohim edhe më shumë. U folëm kamarierëve, berberëve, studentëve, çiklistëve, pushuesve në plazh, etj.Na frymëzuan që t’u qasemi më ndryshe; jo përmes reklamave të kuruara, apo aktorëve modelë, xhiruar në lokale luksoze. U frymëzuam nga historitë e tyre dhe rezultati është prezantimi i fushatës #CKEMI me spotin e ri televiziv. Të gjitha këto do të pasohen nga aktivitete dhe produkte të ndryshme dhe sigurisht, për këto do ju mbajmë të informuar” – u shpreh Sajmir Aliçkolli, Menaxheri i Komunikimit në Departamentin e Marketingut.

Telekom Electronic Beats ka bindjen se të gjithë të rinjtë kanë histori interesante për të treguar dhe është shumë kurioz për t’i dëgjuar dhe i gatshëm për t’i dhënë zë.

Prandaj, ju ftojmë të vizitoni faqen online për të parë intervistat e plota të personazheve dhe në fund të aplikoni që të jeni edhe ju mes atyre intervistave.

Electronic Beats ka filluar si platformë e promovimit muzikor, pjesë e një programi ndërkombëtar.

Më pas, Shqipëria ishte vendi i parë brenda grupit  Deutsche Telekom që hodhi në treg paketën me këtë emër, e cila vijoi me fushatën #ÇliroGorillaz, i argëtoi me party nga Dhërmiu në Theth gjatë muajve të verës, u ofroi dhurata të ndryshme dhe së fundmi, momentet e ndryshme nga jeta e tyre, i sjell me spotin e ri #ckemi.

Për më shumë informacion vizitoni faqen:

http://electronicbeats.com.al/

#ckemi #electronicbeats #telekom