Dëshira e madhe e çiftit Cloney për të ruajtur privatësinë e binjakëve të tij, u ka shtuar kureshtjen  paparacëve se si duken ato, a janë të ngjashëm me njëri- tjetrin, ose thjesht pa arsye.

Pavarësisht deklaratave të forta të aktorit 56- vjeçar se do të hidhte në gjyq çdo media në rast publikimi, madje një prej tyre revistën “Voici” në Francë e ka bërë tashmë, duket se ata marrin përsipër këtë risk për të pasur foto ekskluzive të binjakëve Cloney.

Së fundmi është revista italiane "Chi" e cila ka shfrytëzuar ardhjen e aktorit në Itali për premierën e filmit “Suburicon”, për të shkrepur disa foto nga fëmijët.

George dhe Amal u fotografuan teksa ishin në një varkë së bashku  me binjakët e tyre Ella dhe Alexander, ku sipas dëshmitarëve ata ishin të “çmendur” pas fëmijëve.

Paparaci i “Chi” ka arritur të fotografojë vetëm njërin prej tyre, dhe duke qenë se janë ende shumë të vegjël nuk mund të dallohet nëse është Ella apo Alexander, më shumë gjasa ka të jetë ky i fundit.

Vogëlushët erdhën në jetë tre muaj më parë, dhe Clooney është përpjekur që të ruaj në maksimum privatësinë e tyre, por duket të jetë paksa e vështirë.