Në festën e madhe të 20-vjetorit të emisionit "Opnion", ndodheshin vëlla e motër në të njejtin ambient, por njëri për të qenë pjesë e festës, ndërsa tjetri në krye të detyrës.
Po flasim për këngëtaren e njohur Manjola Nallbani, e cila shjoi festën si e ftuar në këtë përvjetor të rëndësishëm të "Opinionit".
Ndërsa vëllai i saj, Erald Nallbani është operator dhe fotograf profesionit. Ai ndodhej me kameran e tij në festën e madhe, në bulevardin e Tiranës.
Këngëtarja Nallbani ka postuar sot një foto në Instagram, ku tregon se atë natë nuk e ka lënë të qetë vëllanë e saj, duke e shpërqëndruar në orarin e punës.
“Kur e shpërqëndron vellain, në orar të punës”,-shkruan ajo. Kjo është hera e parë në fakt që Manjola na prezanton me vëllanë e saj.