Filmat shqiptarë në kinematë tona janë një ngjarje e rrallë. Një po vjen. Dita zë fill, një film nga regjisori Gentian Koçi do të nisë të shfaqet në kinematë Cineplexx nga 14 shtatori.

Premiera e tij në 14 shtator, do të mbahet në dy salla, në orën 20:00 dhe 21:00 dhe ju ende keni shansin të gjeni vende të lira, ndërsa biletat rezervohen edhe online në faqen e Cineplexx.

Subjekti i filmit ka në qendër një grua pa të ardhura me një djalë. Leta nuk ka mundur të paguajë qiranë për disa muaj me radhë. Kur pronari i nxjerr nga shtëpia, ajo me të birin njëvjeçar gjejnë strehë në shtëpinë e Sofisë, një grua e moshuar e ngulur në shtrat, bija e së cilës ka punësuar Letën të kujdeset për të. Për të ruajtur të ardhurat e vetme dhe një çati mbi kokë, Leta duhet ta mbajë gjallë Sofinë me çdo kusht.

Interpretojnë Ornela Kapetani, Suzana Prifti, Kasem Hoxha, Adele Gjoka, Pëllumb Dervishi.