Me bërjen e Donald Trump president të SHBA, u përfol se lotaria Amerikane do të merrte fund.

Politikat e ndërrmara nga kreu i Shtëpisë së Bardhë kundër imigracionit mendohej se do kufizonin më 50 për qind imigracionin e ligjshëm dhe do të prekin lotarinë amerikane, green card dhe lejet e qëndrimit për shtetasit e huaj, por nuk ka ndodhur kështu.

Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi se do të ketë sërish 50.000 viza në dispozicion të fituesve të Lotarisë Amerikane nëpër botë për vitin 2018, shkruan Top Channel.

Asgjë nuk do të ndryshojë, duke filluar që nga kriteret për fituesit, aplikimi, përzgjedhja dhe zero para për t’u regjistruar.

Ashtu si kurse edhe në vitet e tjera, fituesit do të zgjidhen përmes një shorti kompjuterik dhe në rastin e Shqipërisë numri i vizave shpërndahet mes gjashtë rajoneve gjeografike dhe asnjë vend nuk mund të marrë më shumë se 7% të totalit të vizave.

Aplikimet do të nisin më 3 tetor 2017 dhe do të zgjasin deri në 7 nëntor 2017.