Koha nuk ecën shumë ngadalë dhe besojmë që edhe ju ndani të njëjtin mendim si ne.

2017 po ikën dhe për pak muaj po futemi në 2018. Viti i ri shoqërohet me trende të reja që nga veshja, aksesorët, stili i flokët.

Tendencat më të bukura të këtij viti për flokët si bjondja e akullt, flokët shumë ngjyrëshe po zhduken për t’i lënë vendin trendeve të reja.

Nëse nuk i keni provuar, keni ende kohë…nëse nuk i dini ende, ne do t’jua tregojmë me shumë kënaqësi.

Bjonde platin dhe flokë të shkurta si djemtë

Ky ka qenë modeli më i guximshëm i flokëve si dhe më i popullarizuari për 2017. Zow Kravitz, Kristen Steëart, Katy Perry, Taraji, and Cara Delevingne kanë zgjedhur këtë stil të flokëve. Arsyeja: Nxjerrin në pah tiparet perfekte, por edhe të lënë përshtypjen e një “bad girl”.

Flokët e ndara në mes

Këtë model e kemi parë shpesh tek Hailey Baldwin, Nicki Minaj, Selena Gomez dhe Kylie Jenner. Seksi, klas dhe perfeksion përmblidhen në këtë model flokësh, i thjeshtë për t’u bërë nga gjithkush.

Kaçurrela të çrregullta

Flokët duken më voluminoz, shumë natyrale, edhe pse nuk mund t’i shkojnë çdokujt.

Bjonde e akullt

Për të gjitha bjondet ky është një lajm shumë i mirë. Harrojeni atë të verdhën që qëndron në rrënjë, apo ngjyrën që nuk është e njëtrajtshme në të gjithë flokun. Është pak e vështirë për t’u arritur dhe jo shumë e shëndetshme për flokun tuaj, por guximi ia vlen.

Aksesorë në flokë

Gjatë vitit të kaluar, Janelle Monáe është zgjedhur mbretëresha e aksesorëve të flokëve. Ajo ka stolisur flokët me kapëse letrash, tela ari, margaritarë, duke e bërë atë frymëzimin përfundimtar për të gjithë personat me flokë.

Flokët e gjata mbi supe me baluke

Vitet 70 -të '80-të dhe '90 -të, takohen sërish me 2017, dhe ky model sigurisht i sjellë në versionin më modern ka lindur sërish.

Flokët ylber

Mund t’ju duken paksa e çuditshme, por kjo ngjyrë flokësh të kthen pas në kohë, në fëmijëri si ato vizatimet që bënim plot ngjyra. Duhet të jeni pakëz guximtarë.

Flokët Shahtoosh (Shatush)

Për të gjitha ju brune që doni të çelni paksa ngjyrë e flokëve. Kjo është një pamje universale dhe e hasim shpesh në përditshmërinë tonë. Ajo është një përzierje e mëndafshtë me vija të artë dhe ngjyrë kafe, kjo prirje e flokëve përfshin pikturimin e karamelit në një bazë të çokollatë të ngrohtë ose të errët.