Elena Lika është një nga modelet që sa herë e shohim në foto apo sete të reja fotografish, vështirë të mos mahnitemi. Një bionde aspak e zakonshme, me një elegancë për t’u pasur zili nga të gjithë, Elena vazhdon të jetë pjesë e botës së modës dhe kështu do të vazhdojë edhe për disa kohë.
E ftuar sot në “Rudina”, biondja e bukur rrëfeu më shumë për projektet e saj në modeling, setet e fotove në kryeqytetet më të famshme të botës së modës, por edhe për gazetarinë – fushën për të cilën sapo është diplomuar, por që akoma nuk ka nisur ta ushtrojnë në praktikë.
Fotot e shumta për revista të ndryshme mode apo për çdo projekt që ka lidhje me të, Elena, qysh nga fillimet e saj në këtë rrugë i ka bërë me fotograftin e njohur Endrit Mërtiri. Për dy miqtë e hershëm ka pasur edhe thashetheme për një lidhje më shumë se miqësore, por Elena, duke përfituar nga rasti, i mbylli gojët e liga një herë e mirë.
E pyetur nga Rudina për këto thashetheme që janë përhapur për raportin e tyre, Elena pohoi: “Është thashethemuar dhe vazhdon të thashethemohet sikur ne jemi të lidhur, por jo. Ne jemi miq shumë të mirë”, – tha ajo pa e zgjatur.
Elena shton se ajo dhe Endriti kanë një kimi të jashtëzakonshme dhe kjo, sipas saj, është shumë e rëndësishme për një modele. Fotografi, sipas saj, është ai që të krijon shumë komoditet duke ta bërë punën më të thjeshtë.