Aplikimi për lotarinë Amerikane do të nisë në 3 tetor 2017.
Kështu ka njoftuar nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook Amasada Amerikane.
"Periudha e aplikimit nis në 3 tetor 2017. Si gjihmone këshillohet të mos pritet deri në ditët e fundit për të aplikuar, sepse kërkesat e shumta mund te rëndojnë website-n e Llotarise amerikane. Nese aplikohet vete duke e njohur mire proceduren e aplikimit dhe rregullat e saj, nuk ka tarifë për t’u regjistruar për lotarinë ndersa Tarifa e vizës paguhet ditën e intervistës në Konsullatë vetëm nga ata që do të rezultojnë të përzgjedhur. Para aplikimit për lotarinë, duhet të kontrollohen kërkesat për kualifikim, sic eshte arsimi ose puna e specializuar. Kërkesa për arsim të mesëm të barabartë me arsimin e mesëm në Shtetet e Bashkuara është shumë e prerë dhe profesionet për të cilat përvoja e punës mund të përdoret për t’u kualifikuar, janë të kufizuara. Kualifikimet nuk shqyrtohen para intervistës, kështu që përzgjedhja për lotarinë nuk do të thotë gjithmonë se aplikanti do të kualifikohet për vizë", shkruan Ambasada.
Pak ditë më parë Departamenti i Shtetit amerikan njoftoi se edhe për vitin 2018 do të jenë në dispozicion 50 mijë viza për të gjithë shtetasit në botë, ku pjesë është edhe Shqipëria. Ashtu si kurse edhe në vitet e tjera edhe këtë herë përzgjedhja do të jetë me short kompjuterik.
Aplikimi për vizat për periudhën 2018-2019 fillon në datën 3 tetor dhe data e fundit kur mund të plotësoni formularin do të jetë 7 nëntori i po këtij viti.