Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu ndodhet në Gjermani së bashku me familjen e tij.
Duke u bazuar në disa postime në Instagram, sigurisht të bashkëshortes Ariana pasi ai është paksa më i rezervuar, kemi pasur mundësinë për të parë disa momente të veçanta nga ky udhëtim, siç është edhe takimi me një ndër reperat më të njohur në botë.
Që nga makina që po parkohej pranë hotelit, u arrit të kuptohej se bëhej fjalë për një nga personazhet me famë botërore (ato dinë më së miri të përkëdhelin veten e tyre). Dhe ashtu ishte me të vërtetë.
Ishte reperi Kanye West ai që zbriti nga makina, ndonëse ‘fatkeqësisht’ kësaj rradhe nuk shoqërohej nga bashkëshortja e tij Kim Kardashian. Ariana nuk e ka humbur këtë rast dhe e ka filmuar atë, për ta hedhur më pas në rrjetet sociale.
Para martesës me këngëtarin Ermal Fejzullahun, Ariana nuk gëzonte këtë popullaritet që ka sot. Me mirësinë e saj, ajo ka arritur të fitojë dashurinë e fansave të bashkëshortit si dhe gjithashtu ka bërë tashme edhe mbështetësit e saj. Ajo numëron plot mbi 100 mijë ndjekës në Instagram dhe është mjaft aktive me postimet e saj.