Vera Grabocka është producentja dhe regjisorja që revolucionarizoi televizionin në Shqipëri.

22 vite më parë, në kohën kur nuk kishte mundësi të blerjes së patentave nga kompani si "Endemol", Vera do t'i krijonte vetë sukseset.

Në epokën e një Shqipërie modeste e të izoluar, që priste me kërshëri spektaklet, me shifrën e zemrës 12, krijimet e saj kanë qenë një ndryshim cilësor për ekranet dhe një gëzim i shtuar në jetën e njerëzve.

Vera Grabocka ka sjellë në Shqipëri seriale dhe mbrëmje gala, me pjesëmarrjen e artistëve ndërkombëtarë si Pierre Cardin, Jim Belushi, Bekim Fehmiu, Daniel McVicar, etj. Disa nga sipërmarrjet më të rëndësishme janë dy mbrëmjet gala të transmetuara në Eurovision “Euro Video Grand Prix” dhe “Miss Europa”.

Artistët shqiptarë të famshëm në botë, janë rikthyer në Shqipëri në tri edicione te “Dua Më Shumë Shqipërinë”.

Pas suksesit të “X factor Albania”, në tri edicione, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu rikthehen në ekran me show-n më të ri të vallëzimit në Tv Klan, i cili bashkon 14 personazhe VIP në vallëzim për një trofe. “Dance with me” është show, i cili që në natën e parë ka arritur rekorde shikueshmërie në Tv Klan.