Në TK ka nisur të shfaqet komedia e regjisores Driada Dervishi, "8 Femra". Pas suksesit në KoKo Fest në Korçë, shfaqja vjen në Tiranë ku do të luhet nga e mërkura të dielën dhe do të rikthehet edhe në 5 dhe 6 tetor.

Mbrëmë, "8 femra" që ka në kast disa nga aktoret më të mira shqiptare të dy brezave, Yllka Mujo, Rajmonda Bulku, Zamira Kita, Olta Daku etj. ka pasur premierën në Tiranë.

Një çast shumë i veçantë që shpreh gjithë arritjen e kësaj shfaqeje ishte kur pas mbylljes së komedisë, aktorja ikonë e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Roza Anagnosti, ngjitet me një tufë lule për të uruar regjisoren dhe aktoret.

 

"Një emocion nga ato që nuk harrohet kurrë, një surprizë nga ato më të rrallat në jetë, ishte buqeta me lule nga aktorja e madhe Roza Anagnosti pasi shihte për herë të dytë shfaqjen “8 FEMRA “ Të falenderojmë përulësisht për këtë dhuratë!", shkruan Driada Dervishi.

Shfaqjet e kësaj vepre do të vazhdojnë në Korçë nga 20 tetori.