Motrat Ismaili janë shumë të kujdesshme për jetën e tyre private. Nuk është vetëm Adelina ajo që poston rrallë foto në profilet e saj sociale, edhe motrat më të vogla janë po aq hermetike kur bëhet fjalë për të publikuar copëza nga jeta private.

Megjithatë, kur është fjala për emocione të mëdha, ato vështirë të mbahen vetëm për vete. Ashtu si Uliksi, djali i Adelinës, që i ka bërë motrat të ndajnë edhe me miqtë kohën që kalojnë me të, tani familja Ismaili ka edhe një rast tjetër.

 

E+A you made me happiest human alive ❤️loooooveeeee

A post shared by Adelina Ismaili (@adelinaofficiel) on

Tezja e vogël po martohet dhe lajmi është bërë publik pak muaj më parë, kur vetë Adelina e ka ndarë lajmin emocioniues në në llogarinë e saj: “E & A më keni bërë njeriun më të lumtur në botë…”, shkroi Adelina pak muaj më parë, duke treguar se së shpejti motra dhe partner ii saj do të kurorëzojnë lidhjen e dashurisë.

Ende nuk dihet data e dasmës, por tetori do të jetë muaji i shumëpritur nga familja Ismaili.

Në fotot e fundit që Adelina ka postuar në Instagram, shkruan: “Ajo do të jetë nusja më e bukur. Me shpirtin më të mirë. Forca ime, mbretëresha ime, Ema ime…”

Pak kohë më parë, në një intervistë për mediat e Kosovës, Ema ka konfirmuar martesën në muajin tetor. Nga fotoja e fundit e Adelinës dhe nga nusja me kurorë në kokë, diçka të thotë se dasma është afër. Këtë fundjavë ndoshta?