Sapo mbaron "Xing me Ermalin", çdo të shtunë, Ermali bën një postim në profilin e tij për të pyetur të gjithë miqtë se cila ishte pjesa që u pëlqeu më shumë. Ndryshe nga të gjitha herët e tjera, kur publiku është i ndarë në dy, tre apo edhe katër grupe në varësi edhe të pjesëve të programit, mbrëmja e djeshme ka pasur të gjithë vëmendjen maksimale nga Ermali dhe programi i tij. Kj, natyrisht, edhe për meritë të të ftuarve, Albi Nako dhe Agron Llakaj.
Xing është bërë një prej programeve më të ndjekura të të shtunave mbrëma në Tv Klan dhe kjo, vërtetohet edhe me shifra audience tashmë.
Sipas Xing.al, mbrëmja e kësaj të shtune me ka thyer rekord duke arritur pikën më të lartë me 72.4% të audiencës dhe një mesatare 63.2%.
Vitin e shkuar këtë rekord e mbante emisioni ku ishte e ftuar Bleona me 61% dhe Sali Berisha me 71%.
Tashmë moderatori Ermal Mamaqi shpall sfidën e re: Cili do të jetë i ftuari i radhës që do të thyejë këtë rekord?