
Kur disa vajza në grup shkojnë në një festë është e pamundur që të mos bëjnë të paktën 20 foto. Nga këto 20 foto vetëm njëra, mund të qëllojë që është e saktë.
Gjithsesi, kur janë shumë persona në një foto, gjithmonë është dikush që nuk ka dalë shumë mirë, ose nuk i pëlqen vetja.
Kështu në fakt ka ndodhur edhe një një festë të motrave Hoxha. Lori, Sara dhe Redia kanë qenë në ditëlindjen e një mikeshe të tyre, dhe kanë realizuar një foto në grup së bashku me shoqet e tyre.
Në foto vajzat shfaqet gati të gjitha të veshura me të zeza, dhe shumica prej tyre kanë zgjedhur sandale me një rrip përpara, të preferuarat e momentit. Vetëm Redia ka zgjedhur një palë pupa të sheshta por mjaft elegante.
Deri këtu duket se çdo gjë në foto është perfekte, 7 vajza të bukura në një festë ditëlindjeje. Por në fakt problemi qëndron se këtë foto nuk e pëlqen Sara, motra e Lorit.
Pasi Lori e ka publikuar foton në Instagram, Sara i ka shkruar direkt, “Çfarë është kjo foto?”

Ajo nuk ka marrë një përgjigje nga Lori për këtë publikim, por pa e vrarë shumë mendjen në profilin e saj, Sara ka postuar foton e saj të preferuar nga festa. Së bashku me Lorin dhe dy shoqet e tyre të ngushta.
Sara shkruan bashkangjitur kësaj fotoje të lumtur “Njerëzit e mi”. Partneri i saj Ledioni i ka komentuar “Motrani, skena e parë”.

Sara e ka paralajmëruar që foto të tjera do të vijnë, dhe se ai duhet të presë. Bashkë me Ledionin do presim edhe ne…
