Në listën e gjatë të çifteve të cilët zgjodhën t’i japin fund beqarisë këtë vit bëjnë pjesë edhe futbollisti shqiptar Granit Xhaka dhe Leonita Lekaj.

Nëse në dasmat e VIP-ave shqiptare shumë prej jush mund t’i jetë dukur sikur kanë qenë të ftuar në dasmë pasi nuk kanë humbur asnjë pjesë të tyre, në dasmën e Granitit nuk ndodhi kështu. Çifti është treguar shumë i rezervuar dhe përveç fotove të publikuara në llogarinë e tyre personale në Instagram, nuk kemi arritur të shohim asgjë tjetër.

Por kësaj radhe është vetë Leonita e cila ka treguar diçka më tepër. Bukuroshja ka postuar një video nga dasma, ku shfaqet duke kërcyer së bashku me nënën e Granitit, vjehrrën e saj. Mbi video ajo ka postuar edhe dy zemra.

Përveç këtij moment shumë të bukur nuse-vjehrrë, ajo që na ra sy ishte edhe fustani i dytë që kishte zgjedhur nusja. Ndryshe nga ajo që kishim parë deri më tani në foto, ajo kishte zgjedhur një fustan të dytë stil sirene të ngushtë pas trupit dhe flokët gjysmë të lëshuara.

Si Leonita ashtu edhe mami i vëllerëzve Xhaka duken mjaft elegante teksa kërcejnë shumë bukur vallet shqiptare.