
Një femër moderne në ditët e sotme e ka shumë të vështirë të pranojë se ka nevojë një njeri tjetër në jetën e saj. Për këtë rsye ne kemi vensour që t’ju bëjmë një listë të gjërave që duhet të dijë një mashkull nëse dëshiron që të ndërtojë një marrëdhënie të ekulibruar dhe të qëndrueshme me një grua të fortë.
Në fund keni edhe një “bonus”.
Jetë dinamike

Një grua e fortë ka pretendime të larta në jetë dhe e gjithë jetesa e saj përqëndrohet në arritjet e këtyre synimeve. Është e rëndëishte që edhe partneri të lëvizë me të njëjtën dinamikë. Ajo ka një axhendë, e di se çfarë duhet të bëhet dhe nuk ka frikë nga puna e vështirë. Pra, vetëm të vazhdoni me ritmin e saj dhe do të jeni mirë.
Pavarësi
Një grua “alfa” kërkon një burrë që është absolutisht i pavarur, si financiarisht ashtu edhe psikologjikisht. Ai duhet të ketë një ego të shëndoshë, hobi, miq dhe mbi të gjithë të mendojë pa u ndikuar nga mendimi i të tjerëve. Ajo që kërkon është një partner i barabartë, dikush që të ecë bashkangjitur me të, as prapa dhe as përpara.
Kritika konstruktive
Nëse një grua e fortë është gati të bëjë një gabim, partneri i saj do t'i tregojë asaj se nëse ajo vazhdon të sillet si një “budallaqe”, ai do të largojë nga jeta e tij. Sepse kjo është ajo që ajo ka nevojë. Një grua alfa ka nevojë që egoja e saj të kontrollohet një herë e një kohë, por duhet të bëhet me takt.
Ironia
Një grua e fortë e do sarkazëm, por ajo e bën vetëm kur e di se i dashuri i saj është shumë i sigurt në vetëvete dhe nuk do të lëndojë ndjenjat e askujt.
“Partner në krime”
Mbështetja më e mirë për një grua të fortë gjatë kohërave të vështira është të bësh të njëjtën gjë me të. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për not, hedhje me parashutë apo ndonjë çmenduri tjetër. Njeriu që jo vetëm që respekton qëllimet tuaja, por i arrin ata me ju është partner i përkryer për një grua të fortë.
“Bonus”
Pa marrë parasysh se sa e fortë dhe e pavarur është një grua, ajo është ende një grua. Mund të bie pa mend në dashuri në shikim të parë edhe nëse njeriu është larg nga ajo që priste. Por, duke qenë një grua alfa, ajo dëshiron që të marrë vendime dhe do të qeverisë marrëdhënien në mënyrën e saj të pavarur femërore. Kijeni parasysh këtë.
