Moderatorja e njohur e Supersportit, Vilma Masha, është bërë nënë për herë të parë. Vetëm pak minuta më parë, ajo ka postuar foton e parë të së bijës, e cila përshëndet për herë të parë botën.

Sot në mëngjes, zoti më bekoi me një ëngjëll të vogël. Drita e saj më ndriçoi fort shpirtin…”, – shkruan Vilma Masha në profilin e saj duke falënderuar mjekun dhe stafin e spitalit në të cilin ka ardhur në jetë princesha e vogël, emrin e së cilës Vilma ende nuk e ka publikuar.

Urime!